NGJARJE VERTETE: Vajza Magjike e Pyjeve Siberiane


NGJARJE VERTETE: Vajza e Bekuar e Pyjeve Siberiane

Karina Çikitova, një vajzë trevjeçare nga fshati Jakut, në Siberi, arriti të mposhtë të rreziqet dhe mbijetoi për 11 e rrethuar nga kafshët e igra, para se të shpëtohej.
Vajza trevjeçare, Karina Çikitova, arriti të mbijetoi për 11 ditë në tajgën e egër të Siberisë, ku kishte humbur përderisa po e përcillte babanë e saj.
Nëna e saj tha se bashkëshorti ishte nisur për fshatin e tij të lindjes dhe nuk kishte pasur njohuri se vajza e tij e vogël i ishte vënë pas dhe kur ajo kishte kontaktuar me burrin pas katër ditësh, çifti kishte kuptuar se vajza kishte humbur.
Se si arriti të mbijetojë vajza, në një territor të mbushur me kafshë të egra dhe të rrezikshme dhe temperatura nën zero gradë Celsius natën, mbetet një enigmë dhe është një mrekulli e vërtetë.
Ajo i rrëfeu shpëtimtarëve se kryesisht është fshehur në bar, ka ngrënë gjëra që ka gjetur në natyrë dhe se shoqëri gjatë ditëve të para i ka bërë një qen, i cili ka fjetur pranë saj.
Falë qenit shpëtimtarët arritën të gjejnë vajzën. Qeni ishte kthyer në fshat dhe i kishte udhëhequr fshatarët deri te vajza.
Pyjet në Jakut janë një rezervat i arinjve, ujqve dhe dhelprave.